ANALIZA

Furniture ofron gjithë përfshirjen në analizen e thelle qe do ti behet nevojave tuaja. Siguron të gjitha mjetet teknike dhe burimet njerezore, te cilat do te perdoren në mënyrë që të gjenerojnë një dizajn efektiv që i plotëson të gjitha kërkesat tuaja.

Ne përpiqemi qe te merrni maksimumin nga funksionet qe mund t’ju ofroje ambjenti tuaj!
Filozofia e Suksesit – Advanced Interior Solutions

Frymezimi dhe përdorimi i teknikave të avancuara të analizës, siguron designerat tane, qe te punojne per te shfrytëzuar hapësirën për të mirën e biznesit tuaj dhe për të siguruar që ju keni marrë më shumë nga hapësira juaj.

Ne përpiqemi qe te merrni maksimumin nga funksionet qe mund t’ju ofroje ambjenti tuaj!
Filozofia e Suksesit – Advanced Interior Solutions

Dizenjojme zgjidhje inovative, të përshtatura për kërkesat tuaja specifike. Studiojme zhurmat, permasat dhe qasjet e tjera analitike, sasiore dhe cilësore, ne menyre qe të ndihmojme ekipin tone te eksperteve gjate fazes se projektimit, per të krijuar hapësirë pune perfekte për biznesin tuaj. Procesi i Analizes lejon projektuesit tane për të krijuar një zgjidhje inovative që punon për ju. Vëzhgojme biznesin tuaj, ne menyre qe te kuptojme se si funksionon, e vleresojme ate duke kuptuar objektivat tuaja.

Përpiqemi qe te merrni maksimumin nga funksionet qe mund t’ju ofroje ambjenti tuaj!
Filozofia e Suksesit – Advanced Interior Solutions

Nepermjet Menaxhereve te Projketit qe ju asistojne ne ambjentet tuaja, ne përpiqemi të sigurojme që projekti juaj shkon pa probleme nga fillimi deri në fund. Ofrojmë shërbime të kujdesit per klientin edhe pas perfundimit te tij; në mënyrë që të ruajme standardet e larta që ju meritoni. Punojmë së bashku me ju dhe dëgjojme nevojat tuaja. Duke ju shtuar keshillat dhe ekspertizen tone, ju mundesojme qe te krijoni nje ambjent te persosur per relaksin e familjes, krijimin e nje ambjenti pune bashkepunues per rritjen e produktivitetit te stafit tuaj.

DIZENJIMI

Furniture ofron për mjedisin tuaj të biznesit apo familjes një dizajn unik. Projektojme dhe prodhojme me porosi mobilje per cdo ambjent te brendshem familjar dhe biznesi. Transformojme ambjentin tuaj duke i dhene atij idete, karakterin dhe identitetin tuaj. Ne besojme se ambjenti qe eshte terheqes dhe praktik eshte vendimtar per relaksin apo produktivitetin e biznesit tuaj.

Furniture krijon nje ambjent pune të përsosur për biznesin tuaj zgjedh me kujdes dizajnin e duhur për të prodhuar një mjedis frymëzues. Ekipi yne i Prodhuesve bashkepunon ngushte me Manaxheret e Projektit dhe Projektuesit per te prodhuar cdo detaj qe ju nevojitet per ambjentin tuaj. Krijimi dhe ruajtja e marredhenieve te forta me klientet eshte shume e rendesishme per stafin e Furniture.

PROJEKTIMI

F urniture mund të krijojë një vend pune të planifikuar në mënyrë inteligjente, duke ndihmuar biznesin tuaj të punoje në menyre me efektive. Duke identifikuar hapesirat e pashfrytezuara, ne jemi në gjendje të përmirësojme produktivitetin dhe kështu ulim shpenzimet tuaja, duke krijuar zgjidhje të zgjuar qe sjellin uljen e kostos te energjisë dhe lirimin e ambjenteve te panevojshme.

F urniture do të jete me ju në çdo hap. Do punojme së bashku me ju për të kuptuar kërkesat tuaja specifike. Do ju paraqesim idete tona ne 2D & 3D, para se të punojme se bashku dhe t’ju sjellim vizionin tuaj për jetën. Ekipi ynë i projektimit do të shikojë biznesin dhe hapësirat tuaje te punës si një te vetem, për të krijuar hapësira që nxisin njerëzit te punojnë, takohen, bashkepunojne, dhe çlodhen – duke çuar në një rritje të produktivitetit dhe biznesin tuaj.

ME SHUME

Pajisja & Rinovimi

Ekipi i eksperteve te Menaxherëve të Projekteve te Furniture kanë përvojë dhe aftësinë për të kthyer vizionin tuaj në një realitet, konvertimin e ideve tuaja në nje mjedis pune frymëzuese dhe unike: ne synojmë për të ofruar ekuilibrin ideal mes estetikës dhe inovacionit. Rinovimi i zyres tuaj nuk duhet të pengoje biznesin tuaj. Disa nga projektet tona nuk përfshijnë rinovime të plota të ambjentit, por kërkojnë vetëm rinovimin e mobiljeve apo dhe nderhyrje te pjeseshme ne infrastrukure. Ekipi ynë i ekspertëve kanë njohurite, ekspertizën dhe aftësitë për të punuar paralelisht me ju gjate orarit te punes, në mënyrë qe të punoni per finalizimin e projekteve tuaja në kohë dhe brenda buxhetit.

Mobiljet

Punojmë së bashku me ju për të zhvilluar një shumëllojshmëri mobiljesh. Kjo ju lejon të merrni vendimin me të mirë në lidhje me pamjen e zyrës tuaj, ndërsa ruani markën tuaj por dhe siguroni stilin dhe rehatine e deshiruar. Në Furniture jemi specializuar në ofrimin e zgjidhjeve inovative dhe ofrimin e mobiljeve te stilizuara per ekipin tuaj, duke perfshire ne to identitetin e kompanise. Mbrojme klientin duke ofruar zgjidhe pa pasur nevoje per investime rrenjesore. Jemi në gjendje të transformojme plotësisht ambjentet tuaja te punes dhe do t’ju japim ndjesine e një zyre krejtësisht të re. Vleresimi yne nuk është produkt final, por aftësia për të mbajtur marrëdhënie afatgjatë me klientin.

Kujdesi pas perfundimit te Projektit

Shërbimet e Furniture vazhdojnë edhe pasi projekti juaj ka përfunduar. Sherbimi pas perfundimit te projektit eshte e vetja menyre per te siguruar standartet e larta qe priten nga ju. Ne kemi për qëllim sigurimin e zgjidhjeve të reja për t’ju mbajtur up-to-date. Bizneset zhvillohen dita dites, ne kemi marre nje angazhim me klientet tane per tju ofruar mbeshtetjen e nevojshme edhe pas perfundimit te projektit. Shërbimet qe ofrojme synojne qe të zvogëloni shpenzimet tuaja të përgjithshme me anë të mirëmbajtjes parandaluese, si dhe me një gamë të gjerë të shërbimeve për përkujdesje të mëtejshme në dispozicion tuaj ne momentin kur do keni nevojë.

per nje jete me te mire!

Nuk ka rendesi vendi apo koha, jemi ne sherbimin tuaj!